Instituti për Studime Ekonomike Politike dhe Sociale – ISEPS

Në kuadër të Kolegjit Universum është themeluar Institutit për Studime Ekonomike Politike dhe Sociale me qëllim që të mbështet Kolegjin Universum në arritjen e objektivave në fushën e kerkimeve shkencore.

“Instituti për Studime Ekonomike, Politike dhe Sociale,   eshtë themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-134, për Lirinë e asocimit në organizatat jo qeveritare në Republikën e Kosovës me 20.06.2012.

ISEPS është themeluar me qëllim të:

  • -ngritjes së aktivitetit shkencor në fushën ekonomike dhe sociale;
  • -dhënien e ndihmes për ngritjen e potencialit arsimor të Kosovës;
  • -bartjen e projekteve shkencore në fushat e përcaktuara;
  • -avokimin për një ambient akademik më kredibil;
  • -pjesëmarrjen në proceset e vendimarrjes në fushën e politikave arsimore;

Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë këto aktivitete të poshtëshënuara:

  • organizojë trajnime, workshope, konferenca e ngjarje të ndryshme me pjesëmarrës të ndryshëm;
  • dhënien e ndihmes ministrive dhe institucioneve të caktuara për të ngritur kualitetin e politikave arsimore në vend;
  • inicimin dhe bartjen e projekteve kërkimore ne fushën e ekonomisë dhe shkencave tjera shoqërore;
  • bashkëpunimin ndërkombëtar me organizata të ndryshme me qëllim të ngritjes dhe arritjes së objektivave arsimore dhe shkencore të Kosovës.