ISEPS dhe INDEP ka bërë një hulumtim…

 

ISEPS dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka bërë një hulumtim sipas të cilit 94% e të anketuarve janë deklaruar që konsumojnë produkte vendore ndërsa vetëm 6% janë përgjigjur me JO.

Në këtë tryezë u diskutua për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore në Kosovë. Nga ku u tha se me një koordinim të mirë mes institucioneve të shtetit arrin të fuqizohen edhe prodhimet vendore.

Drejtori ekzekutiv i INDEP, tha se në këtë tryezë diskutues jemi mbledh për të prezantuar punimin “Përdorimi i produkteve vendore në Kosovë”, bashkëpunimi ka qenë mes Institutit për politika zhvillimore (INDEP) dhe Kolegjit Universum bashkëpunim ky i 3- t’i me radhë, gjithashtu tha se vitin tjetër pritet të ndodhin edhe dy bashkëpunime të tjera. Në fund tha se prodhimi e përmirëson gjendjen ekonomike.

Kryetari i Klubit të prodhuesve të Kosovës, Visar Kelmendi, në fjalën e tij tha se Klubi i prodhuesve është formu qe një vit për të ecur drejt prodhimeve vendore, ku Kosova e meriton të ec përpara jo të mbesë si dele e zezë e rajonit.
Kelmendi u shpreh se ne si klub asnjëherë nuk kemi më mbështetje nga qeveria dhe se ne pa përkrahjen e tyre nuk mund të ecim përpara. Fuqizimin e ligjit e konsideron të domosdoshëm dhe të rëndësishëm për Prodhuesit vendor.
Gjithashtu u shpreh se roli i zinxhirit të super-marketeve dhe prodhuesit vendor, është i mirë.

Drejtori ekzekutiv i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha, foli për praktikën e vendosur dhe bashkëpunimin që kanë pas me shoqërinë civile, dhe për impaktin e këtij hulumtimi në sektorin privat, e që shpesh e shohim me përbuzje të pa drejtë. Berisha gjithashtu tha se rolin kryesor e kanë prodhuesit vendor. Dhe gjithë financimi i hulumtimit ka qenë i Institutit për politika zhvillimore (INDEP), dhe puna vullnetare e studentëve të Kolegjit Universum. Ai ka lavdëruar punën e bërë të studentëve, ku ka potencuar për punë pozitive.
Gjithashtu gjatë takimit u përgëzua për mos-përmendjen e cilësisë së produkteve vendore pasi që ne si shtet importojmë produkte me cilësi edhe më të dobët se të produkteve tona.

Përkundër faktit se shpesh diskutohet se kosovarët nuk konsumojnë produkte vendore dhe preferojnë produktet e importuara, rreth 94% e të anketuarve janë deklaruar që konsumojnë produkte vendore. Ndërkaq vetëm rreth 6% janë përgjigjur me “JO”.

Kuptohet, cilësia e produkteve të cilat konsumohen nga konsumatorët kosovarë, është shumë e diskutueshme dhe rrjedhimisht në këtë aspekt, lënë shumë për të dëshiruar. Konsumatori kosovar ka më shumë nevojë për garantim të cilësisë, mirëpo kjo para së gjithash mbetet barrë e institucioneve relevante, të cilat duhet të punojnë më tepër në këtë drejtim

Leave Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *